
Autor: Riad Latifi
Rrugët e paralagjes së Shipolit në Mitrovicë janë dëmtuar në masë të madhe. Në çdo moment këto rrugë përbëjnë rrezik eventual për ndonjë aksident trafiku, pasi makinat duke tentuar të ikin nga gropat kalojnë në korsinë e veturave tjera dhe rrezikojnë jetën e njëri-tjetrit.
Në lidhje me këtë situatë është deklaruar Dafina Muzliukaj, një banore e kësaj lagjeje. Ajo tha se rrugët e lagjes janë më të dëmtuarat në Mitrovicë dhe shpesh ndodhë që të rrezikohet jeta e qytetarëve.
‘’Jemi ankuar në Komunë dhe ende nuk është shqyrtuar asgjë, rrugët janë njësoj dhe vetëm po vazhdojnë të dëmtohen më shumë‘’, tha ajo.
Për gjendjen e rrugës se si ka qenë dhe si është tash ka folur edhe ish-kryetari i lagjes, Sami Latifi.
”Rrugët kanë qenë të rindertuara mirë, në krahasim me sa janë tani. Tashmë ato janë pengesë dhe rrezik për çdo qytetar të këtij vendbanimi, megjithatë kryetari Bedri Hamza së shpejti pritet të punoj edhe në këtë drejtim‘’, ka thënë ai.
Shipoli njihet si lagjja e dytë më e madhe në Mitrovicë, pas lagjes Ilirida.
*Autori i tekstit është student i vitit të parë në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.







