Aquapark 1
02LAJME

Shkolla Abdullah Shabani në mënyrë kreative mundohet t’i mbajë nxënësit të angazhuar edhe në shtëpi

Shkolla Fillore “Abdullah Shabani” në qytetin e Mitrovicës po mundohet që në mënyrë kreative t’i mbajë nxënësit e saj të angazhuar, në këtë periudhë kur procesi mësimor u shtye deri me 26 shtator, shkruan Mitropol.

Në faqen e tyre në facebook, është postuar një shkrim ku kërkon nga nxënësit t’i mbyllin sytë dhe ta paramendojnë veten e tyre sikur janë në bankat shkollore me shokë dhe shoqe, dhe janë duke shkruar për pushimet verore, duke lexuar ndonjë libër, apo edhe duke llogaritur matematik.

Aquapark 2

Aty po ashtu kërkohet nga nxënësit që shtëpinë e tyre ta kthejnë në shkollë, dhe të angazhohen në leximin e librave.

Postimi i plotë:

Përkundër të gjitha përgatitjeve dhe gjithë dëshirës për të filluar qysh me 1 shtator, mësimi ende nuk po fillon dhe kjo për arsye tashmë të ditura, por kjo situatë në asnjë formë nuk duhet që juve nxënës të dashur të ju demotivoj në nxënien e dijes.

Imagjinoni se jeni në klasë, me bankat e mbushura me shokët dhe shoqet e juaja dhe se po ju kërkojet si detyrë të shkruani një tregim, apo një ese, ose po ju kërkohet të thurni vargje për pushimet që keni kaluar apo ndoshta përjetimet verore t’i pikturoni, apo ndoshta ato vargjet që i keni kushtuar verës t’i shëndrroni në këngë, ose merrni plus edhe një libër të lexoni nga ato që ju janë propozuar nga mësimdhënësit, ose sprovo veten në matematikë me detyra të ndryshme, psh llogaritni sa ditë ka vera si stinë dhe të gjeni se sa përqind (%) të një viti i kalojmë në ditët e ngrohta të verës, mendo me vete mësimet që vitin e shkuar i keni mësuar dhe bëj një përsëritje të përgjithshme që ka vlerë shumë të madhe, praktiko që për disa minuta të shprehesh në gjuhën angleze dhe gjermane, gjuhë këto që ju i mësoni në shkollë.
Duke mos pas mundësi të jeni në shkollë mundohuni që shtëpinë, dhomën ta bëni shkollë dhe me aq mundësi që keni të angazhoheni me mësime.
Shpresojmë që të përmirësohet kjo situatë në të cilen jemi dhe shkollat të mbushen si dikur sa më parë.

Aquapark 2