Aurora Group
02LAJME

Ankohen qytetarët, këto projekte i premtoi Xhafer Tahiri, nuk e realizoi asnjërën

Disa qytetarë vushtrrias kanë shprehur shqetësimet e tyre me menaxhimin e komunës së Vushtrrisë në këto katër vitet e fundit, shkruan Mitropol.

Qytetarët theksojnë se disa nga projekte të cilat ishin premtuar nga i pari i komunës, Xhafer Tahiri, kanë mbetur vetëm fjalë, dhe si të tilla nuk janë realizuar fare.

Pellini

Në kuadër të këtyre projekteve të cilat sipas qytetarëve janë premtuar e nuk janë realizuar nga Xhafa janë: largimi i kabllove nga sheshi, pllakat e dëmtuara në shesh nuk janë rregulluar, teksa qytetarët janë ankuar edhe në disa projekte të cilat janë realizuar vetëm shkel e shko.

Njëri nga këto projekte sipas tyre është edhe ndriçimi i qytetit, sipas të cilëve më shumë ishte jofunksional.

Siç duket, Xhafa, duke u marrë me asfaltimin e rrugëve me trashësi sa letra e fletorës, ka harruar të merret me problemet thelbësore të qytetarëve të qytetit të Vushtrrisë, mirëpo, kjo nuk e pengon Tahirin të kërkojë votën edhe për një mandate tjetër. /Mitropol/

Koha