Premium Store
02LAJME

Veç grantit prej 15 mijë euro për vajzën e drejtorit të financave pushteti në Vushtrri shpërblen edhe djalin e aktivistit

Sot në medie u raportua se Drejtoria e Kulturës në Komunën e Vushtrrisë e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës ka shpërblyer me grante militantët e saj.

Gjithsej 121 mijë e 172 euro u ndanë si grante për 13 persona në maj të 2022’ës. Nga kjo shumë, 15 mijë eurou ndanë për Jehona Jasharin, vajzën e drejtorit të Drejtorisë së Financave, Isuf Jasharin.

Dukato 1
Se vajza e tij ishte përfituese e granit e konfirmoi edhe Isuf Jashari për Insajderin. Por, i njëjti ka mohur se ka ndikuar pozita e tij që vajza e tij të jetë përfituese.

“Ju informoj se në atë kohë nuk kom qenë Drejtor në Komunë kur janë bërë shpërndarja e grandeve nga ministria dhe komuna“, tha Jashari.

Ndërsa, 13 mijë e 800 euro janë ndarë për Artmir Muharremin, djalin e drejtorit të teatrit të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK’së, Fazli Muharremin.

Kujtojmë se, pak ditë më parë Komuna e Vushtrrisë e udhëhequr ka përzgjedhur si fitues dy bashkëpartiakët për pozitën ‘Infermier i përgjithshëm’ në konkursin e hapur rreth dy muaj më parë.

Asamblistja e Kuvendit Komunal nga radhët PDK’së, Nurie Halili dhe ish-kandidati për asamble nga kjo parti, Besim Mehmeti u përzgjodhën nga komisioni pas intervistës dhe testit me shkrim për detyrën e ‘infermierit/ës‘ në Shtëpinë e komunitetit për persona me aftësi të kufizuara.

Veç tyre, përfitues i nëngrantit është edhe Jetmir Uka, i biri i Shemsi Ukës, aktivistit të kahershëm të PDK-së nga dega e Akrashticës, shkruan “Mitropol”.

Uka ka përfituar hiç më pak se 14,328.73 euro.

Siç bëjnë të ditur burime të “Mitropol”, përfitues në një prej granteve të mëhershme ka qenë edhe vet Shemsi Uka./Mitropol/

Weelnes