Premium Store
02LAJME

Agim Bahtiri: Përkrahja e qytetarëve për mua po rritet si ortek bore çdo ditë e më shumë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një takim me qytetarët nga Shipoli, njofton Mitropol.

Në këtë takim morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët, shprehen se do ta përkrahin edhe për një mandat Bahtirin si kryetar komune.

London

Bahtiri në këtë takim i falënderoi bashkëqytetarët nga Shipoli, duke shtuar se përkrahja e qytetarëve për të si kryetar po rritet si orteku i borës.

Njoftimin për takimin me qytetarët e Shipolit e ka bërë vetë Bahtiri përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Faleminderit Shipolit për mbështetjen masovike për kandidaturën time për kryetar të Mitrovicës.

Kjo mbështetje tregon se përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosjen dhe për mua po vazhdon të rritet si ortek bore.

Vazhdojmë +4
LVV 144 pa balotazh ✅

Weelnes