
Foto ilustrim
Paratë false janë shndërruar në një problem serioz në tërë Kosovën. Veç monedhave të hekurta, telashe bankat po kanë edhe me paratë letër të cilat po deponohen nëpër bankomatë të vendit.
Një problem të tillë e pati dje edhe banka Raiffesissen në Mitrovicë pasi një qytetar deponoi një kartëmonedhë prej 20 eurosh në një nga bankomatët e tyre rreth orës 08:50 të mëngjesit, mëson “Mitropol” nga burimet e veta.
Pas denoncimit të rastit, paratë janë sekuestruar nga Policia dhe në koordinim me prokurorin e shtetit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, hetimi ka filluar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Kualiteti i parave fallco është vështirë të detektohet pa aparatin përkatës./Mitropol/







