Active 2
02LAJME

LVV e Vushtrrisë i reagon Ferit Idrizit për konkursin për kryelaborant në QKMF, thonë se do ngrenë padi

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri ka reaguar dje publikisht ndaj kryetarit Ferit Idrizi, për siç thonë ata shpalljen e kundërligjshme të konkursit për kryelaborant në QKMF Vushtrri të datës 24.02.2023 dhe me numër protokolli 169/23.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, kryetari Ferit Idrizi duket se është një recidivist i papërmisueshëm i shkeljeve ligjore në konkurse publike. Në vend se të reflektonte për shkatrrimin e shëndetësisë që është duke e bërë që nga dita e parë e mandatit, ai së fundmi ka shpallur konkurs të jashtëm publik për kryelaborant në kundërshtim me ligjin dhe kriteret e përcaktuara dhe për më keq duke provuar që përgjegjësinë të ja hedh “njërit prej vartësve të vet” të cilin/en e ka obliguar ta nënshkruaj konkursin derisa ky vet bashkë me nënkryetarin qëndronin në SHBA.”, kanë shkruar në komunikatën e tyre LVV.

Active

Nga kjo parti thonë se me shpalljen e këtij konkursi Komuna e Vushtrrisë në krye me kryetarin Idrizi ka shkelur:

1. Udhëzimin Administrativ UA 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, gjegjësisht Nenin 6, piken 5, respektivisht nënpiken 5.1 si dhe Nenin 6 të cilët në mënyrë të qartë specifikojnë obligimin e organit përgjegjës për përseritje të konkursit të brendshëm në rast se në konkursin e parë të brendshëm nuk janë paraqitur së paku tre kandidat që i plotësojnë kriteret, e asesi të shpallet konkursi i jashtëm. Pra deri më tani sipas informatave që kemi QKMF-së në Vushtrri i ka dështuar vetëm një konkurs i brendshëm për pozitën e kryelaborantit dhe e njejta ka pasur obligim që 8 ditë pas anulimit të atij konkursi ta përserisë konkursin e brendshëm e jo të shpallë konkurs të jashtëm.

2. Duke larguar kriterin e përvojës nga konkursi për kryelaborant, Komuna e Vushtrrisë dhe kryetari Idrizi kanë shkelur edhe Rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës në QKMF Vushtrri që përcakton së paku 2 vite përvojë pune për pozitën kryelaborantit. Me ketë veprim të qëllimshëm, pra me ndryshimin e kritereve Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht kryetari Ferit Idrizi, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke shpallur konkursin në kundërshtim edhe me Nenin 4, gjegjësisht piken 2 të UA 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, i cili përcakton se konkursi publik duhet të jetë në përputhje me kushtet dhe kriteret e parapara me aktet juridike dhe aktet e brendshme në fuqi.

“Kryetari Idrizi duhet ta kuptojë që situata në shëndetësi e aq më tepër në laborator nuk përmisohet duke shkelur ligjin, aktet e brendëshme dhe kriteret e përcaktuara.”, thuhet mes tjerash në komunikatë, transmeton “Mitropol”.

“Një kryeteknik pa përvojë sipas konkursit që komuna ka shpallur është jo vetëm jo ligjor por edhe qesharak, pasi i njejti konkurs ka paraparë 6 muaj periudhë provuese në të cilin ai/ajo që hipotetikisht do të zgjidhej bazuar në ligjin e punës si dhe ligjin për zyrtarët publik do të punonte nën kujdesin e vazhdueshëm të një punonjësi tjetër me përvojë.”

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri thonë se nuk do të qëndrojnë spektator ndaj shkeljeve ligjore të njëpasnjëshme të Ferit Idrizit, por se do t’i adresojnë ato në organet përkatëse, siç e kanë bërë edhe më parë e sidomos pasi këto veprime tashmë janë bërë recidive, siç thonë ata.

“Dinakria e Ferit Idrizit që për këtë çështje ta “urdhëroj” të nënshkruaj dikend tjetër në vend të ti, duhet të jetë alarm për prokurorin pasi flet shumë për planifikimin me paramendim, aq më tepër që ka 8 muaj që laboratori punon pa shef të diagnostikës dhe 2 muaji pa kryeteknik. Pse kryetari “urdhëroj” që ky konkurs i kundërligjshëm të nënshkruhej të premten në fund të orarit të punës, tek sa ishte në SHBA, deri sa pati muaj e javë për ta shpallur më parë tek sa ishte prezent vet në komunë?!”, thuhet në komunikatën me plot gabime drejtshkrimore të Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra Vushtrri.

Kujtojmë se LVV në Vushtrri udhëhiqet nga ish-drejtori i Shëndetësisë në mandatin e Xhafer Tahirit, Sylejman Meholli.

Postimi i plotë:

Active