
Në kuadër të Javës së Minatorëve, Minatorët e Trepçës kanë bërë homazhe duke i nderuar dhe përkujtuar skarificat e dëshmorëve të cilët u flijuan për liri.

Sindikata e pavarur e Minatorëve të Trepçës është shprehur se e ndjejnë obligim që ata sot të punojnë dhe të bashkohen më shumë se kurrë duke punuar për vendin.

Minatorët duke kujtuar grevën e madhe te vitit 89, sot mbyllën përvjetorin e 34 të “Javës së Minatorëve” duke u mburrur me trimërinë dhe guximin e atyre.







