Dukato 2
02LAJMELAJMI YT

Veprim shembullor: Drejtoria e Ambientit me “Unitetin” larguan mbetjet e vërshimeve para shtëpive shqiptare tek Lagjja e Boshnjakëve vullnetarisht

Drejtoria e Ambientit e Komunës së Mitrovicës sot ka bërë një veprim shembullor, shkruan “Mitropol”.

Në bashkëpunim me ekipet e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Uniteti” ka kryer largimin e deponive të krijuara nga mbeturinat pas vërshimeve të para 40 ditëve në Lagjen e Boshnjakëve para shtëpive të shqiptarëve buzë Ibrit.

Weelnes

Ky veprim meriton të duartrokitet pasi Lagjja e Boshnjakëve me legjislacion i takon Komunës së Mitrovicës së Veriut, mirëpo meqë banorët shqiptarë të lagjes dhe kërkesat e tyre nuk po mirren prasyshë ng kjo e fundit, Drejtoria e Ambientit mori përsipër kryerjen e këtij veprimi vullnetarisht për t’ua lehtësuar jetën dhe qarkullimin banorëve shqiptarë në veri.

Banorët të cilët e kanë adresuar çështjen në “Mitropol” kanë falënderuar drejtorin e Ambientit, Egzon Sadiku, Komunën e Mitrovicës dhe kompaninë “Uniteti” për këtë veprim të tyre./Mitropol/

Koha