Medi
02LAJME

Arrestohet 21 vjeçari në Mitrovicë, kishte postuar video në TikTok me armë

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se gjatë të enjtes dhe në orët e hershme të së premtes ka konfiskuar katër armë.

Në rastin e parë, policia në Mitrovicë ka identifikuar në person i cili kishte postuar në rrjetin social TikTok një video duke shtënë me armë.

Aurora Group

Policia ka identifikuar të dyshuarin D.H,21 vjeçar, i cili është arrestuar dhe ka konfiskuar armën e cila është e llojit pistoletë (me gas).

Pas procedurave policore është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Active