
Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë në Mitrovicë, “Xheladin Deda” kishte zgjedhur mësimdhënësin Haki Shyti si mësues i dalluar, shkruan “Mitropol”.
Ai u zgjodh me shumicë votash pas një procesi votimi nga kolektivi i shkollës.
Veç shkollës, edhe Drejtoria e Arsimit vlerësoi kontributin e madh të Haki Shytit i cili shtrihet edhe në fusha të tjera kurrikulare dhe jokurrikulare.
Kontributi i tij i pashoq 40 vjeçar e dallon atë edhe për komunitetin e gjerë për çka sot u shpall mësimdhënësi i vitit në Mitrovicë përmes një ceremonie solemne./Mitropol/







