Active 2
02LAJME

Dy burra rrahin gratë e tyre në Mitrovicë, njëri i dehur e tjetri i kthjellët

Rastet e dhunës në familje kanë filluar të bëhen të shpeshta brenda familjeve kosovare. Ky fenomen i keq ka prekur edhe familjet mitrovicase.

Veç mbrëmë në Policinë e Kosovës janë raportuar dy raste të dhunës së burrave ndaj grave, njofton “Mitropol”.

Active

Rasti i parë i raportuar ka ndodhur në ora 19:00 të natës së 2 shkurtit, por që është raportuar dje. Gruaja nga Mitrovica ka pranuar tretman mjekësor pas dhunës që burri i saj ushtroi mbi te.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Gjersa dje gjatë ditës, në ora 13:30 Policia ka arrestuar edhe një burrë tjetër, pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Me vendim të prokurorit edhe ai u dërgua në stacion policor deri sa u këndell./Mitropol/

Active 1