Medi
EKONOMILAJME

Arabët nga Abu Dabi vizitojnë Prizrenin pas ndërtimit të Spitalit të Fëmijëve

Pas përurimit të Spitalit të Fëmijëve në QKUK në Prishtinë, delegacioni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i përbërë nga kryetari i Departmentit të Shëndetësisë të Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, ministrja e Shtetit, Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi dhe ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Alshamsi vizituan qytetin e Prizrenit, shkruan Mitropol.

Me këtë rast ky delegacion gjatë vizitës së tyre në monumente të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit, u shoqëruan nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Pellini

Delegacioni shprehën kënaqësinë e tyre që kanë vizituar qytetin e Prizrenit dhe premtuan që kjo nuk do të jetë vizita e tyre e fundit.

Haskuka thotë se i falënderoi ministrin dhe ministren nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën e bërë për shtetin tonë dhe ftoi që të vijnë në Prizren për bashkëpunime dhe investime të reja./Mitropol/

Dukato 1