Medi
02LAJME

Ferit Idrizi s’pushon as të dielën, del për t’i pastruar deponitë ilegale në Samadrexhë me UNITETI-n

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi nuk po pushon as të dielave. Ai ka dalur në mëngjes bashkë me kompaninë “Uniteti”, Këshillin e fshatit Samadrexhë dhe shumë qytetarë dhe filluan largimin e deponive të mbeturinave dhe pastrimin e ambientit në fshatin Samadrexhë, shkruan “Mitropol”.

Idrizi shkroi se po e nisin me këtë fshat, për të vazhduar në tërë territorin e Komunës së Vushtrrisë.

Premium Store

Postimi i plotë:

E DIELA NË TERREN

Sot në mëngjes bashkë me kompaninë “Uniteti”, Këshillin e fshatit Samadrexhë dhe shumë qytetarë filluam largimin e deponive të mbeturinave dhe pastrimin e ambientit në fshatin Samadrexhë.

Po e fillojmë me këtë fshat, për të vazhduar në tërë territorin e Komunës së Vushtrrisë.

Na ndihmoni ta pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin.

#përqytetarët

  

Weelnes