Hoxhallarët Cenë Bala e Armend Haxhiu organizojnë “Sofrën e Ramazanit” pë t’i ndihmuar familjet nevojtare

Dy hoxhallarët mitrovicas, Cenë Bala e Armend Haxhiu përmes shoqatës humanitare “Bereqeti” edhe këtë vit do i gjinden afër nevojtarëve, sikur në vitet e mëhershme, njofton “Mitropol”.
Ata kanë njoftuar se aktiviteti “Sofra e Ramazanit” do të organziohet edhe këtë vit, përmes së cilit familjet nevojtare do të ndihmohen me pako humanitare në vlerë prej 40 eurosh.
Veç pakove ushqimore, Bereqeti gjatë Ramazanit të kaluar ka shpërndarë edhe veshmbathje, bursa për studentë, ka paguar ilaçe e qira si dhe ka ndihmuar në ndërtim të pjesshëm të shtëpive për nevojtarët.
Postimi i plotë:
Keto jane aktivitet e Ramazanit te kaluar, te gjithe ata qe deshirojne te kontribojne ne aksionin ” Sofra e Ramazanit”, Bereqeti edhe kete vit organizon kete aktivitete humanitare.
Pakoja humanitare ” Sofra e Ramazanit” per kete vit kushton 40 euro..!
Bamires, Allahu ju shperblefte..!







