Epopeja e UÇK-së shënohet edhe në shkollën “Musa Hoti” në Mitrovicë me flamurin gjigand kombëtar

Datat 5,6 e 7 Mars shënojnë ditët e mëdha të lavdisë shqiptare. Në këto data shënohet Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan “Mitropol”.
Gjersa këto data shënohen me ceremoni solemne e zyrtare nga institucionet, ato shënohen edhe nëpër shkolla e evenemente të tjera.
Edhe shkolla fillore “Musa Hoti” ka vazhduar me shënimin e këtyre datave.
Sot kur po shënohet Epopeja e UÇK-së, nxënësit e shkollës “Musa Hoti” kanë dhënë një program fantastik me shfaqje dhe punime të ndryshme në kujtim të heroizimit të familjes Jashari.
Programi u shoqërua me punime, këngë valle dhe me flamurin e madh kombëtar që u shpalos në objektin e shkollës./Mitropol/












