Aurora Group
02LAJME

Manifestohet 10 vjetori i themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM)

Sot është shënuar 10 vjetori i themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), në manifestimin e së cilit morën pjesë drejtues dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe qendrore, rektorë dhe profesorë nga universitetet e Kosovës, të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Active

Në kuadër të këtij organizimi rektori Alush Musaj e ka ndarë titullin “Doctor Honoris Causa” për akademikun, Minir Dushi, shkruan “Mitropol”.

Musaj tha se themelimi i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, para 10 vjetësh ishte kurorëzim i një rrugëtimi prej gjysmë shekulli të jetës akademike.

Një fjalë rasti e ka mbajtur kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Vesa Broja, kryetarja e Parlamentit Studentor, Ariona Rushiti, ndërsa sekretari i përgjithshëm e ka lexuar vendimin e Senatit për ndarjen e titullit “Doctor Honoris Causa”.

Tutje përgjatë këtij manifestimi është shfaqur një filmi dokumentar për rrugëtimin 62 vjeçar të jetës akademike në Mitrovicë si dhe janë performuar disa këngë./Mitropol/

Premium Store