Medi
LAJMESPORT

Kosova dhe Shqipëria do ta thellojnë bashkëpunimin në sport

Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të bëjnë hapa tutje në thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sportit.

Në këtë drejtim është zhvilluar edhe një takim ndërmjet zëvendësministres së Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani dhe zëvendësministrit për Arsim dhe Sport në Shqipëri, Endrit Hoxha.

Dukato 1

Në këtë takim u diskutua për koordinim dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e sportit. Po ashtu për promovim dhe fuqizim ndërkombëtar të sportit dhe bashkërendim të aktiviteteve.

Pjesë e takimit ishin edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sekretari i KOK-ut, Besim Aliti, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima dhe Gentian Shala, sekretar koordinues i marrëdhënieve Kosovë- Shqipëri./BotaSot/

Dukato 1