
Ani se shumë familje kanë pasur vështirësi që më parë nga problemet shëndetësore e ato socio-ekonomike, edhe vërshimet të cilat shumë familjeve u kanë shkaktuar probleme të ndryshme, u kanë vështirësuar edhe më shumë jetën.
Luan Miftari ka nevojë për mbështetje. Ani pse i ri në moshë ai po ballafaqohet me sëmundjen e diabetit, ku si pasojë i janë amputuar(hequr) disa gishtërinjë të këmbës, shkruan “Mitropol”.
Në gjendje jo të mirë, ai e ka edhe bashkëshorten e tij e poashtu ai ka edhe probleme socio-ekonomike.
Luan Miftari është baba i katër djemve dhe jeton me një social prej 150 eurosh në një shtëpi të dëmtuar shumë nga lagështija.
Ju bëjmë thirrje, që Institucionete përkatëse dhe njerëzit e vullnetit të mirë, t’a vizitojnë dhe t’i ndalin në ndihmë Luan Miftarit nga veriu i Mitrovicës!
Numri kontaktues:
049 427 620







