
Nën ndikimin e substancave narkotike kryhen veprime të ndryshme e të pa paramenduara, të cilat sjellin pasoja jo vetëm tek konsumuesit e lëndëve narkotike, por edhe tek personat përreth.
Gjatë ditës së djeshme një grua nga Mitrovica ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nipi i saj, i cili ka qenë nën ndikimin e substancave narkotike.
Përveç sulmit fizik ndaj viktimës grua, ai edhe ka demoluar gjërat shtëpiake, shkruan “Mitropol”.
I dyshuari është në arrati, ndërsa në vendin ku ka ndodhur ngjarja gjatë kontrollit të policisë janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë.
Viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës nga gjykata dhe rasti është në hetime./Mitropol/







