Medi
02LAJME

Ndihmohet mitrovicasi nga veriu Luan Miftari, jeton në gjendje të rëndë

Shoqata humanitare Islamic Relief Kosova- Dega në Mitrovicë sot ka ndihmuar familjen e Luan Miftarit në veri të Mitrovicës.

Ata kanë ndihmuar familjen me dy pako ushqimore, 50 kg miell dhe një shumë të hollash, shkruan “Mitropol”.

Aurora Group

“Mitropol” sot raportoi për gjendjen e rëndë të familjes, gjersa të njejtën e pohuan edhe përfaqësues të shoqatës duke bërë thirrje për ndihmë.

“I lusim të gjithë njerëzit vullnetmirë që kanë mundësi të ndihmojnë ta ndihmojnë familjen në fjalë”, shkruhet në njoftimin e Liridon Kurtit, koordinator i shoqatës në Mitrovicë./Mitropol/

Weelnes