Medi
02LAJME

“Edhe sot pikoi loti në Abetare”/ Nxënësja e klasës së parë niset për kurbet, drejtoresha e shkollës prek me postimin përshëndetës

Një nxënëse e klasës së parë në shkollën fillore së mesme të ulët ‘Andon Zako Çajupi’, ka marrë rrugën e mërgimit, raporton Mitropol.

Lajmin për largimin e saj nga vendi, e ka bërë të ditur drejtoresha e shkollës, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka emocionuar të gjithë me fjalët e ndjera.

Aurora Group

“Aulonë moj Aulonë ti sot morre rrugën e mërgimit,dhe sot pikoi loti???? në Abetaren tënde të dashur nga e cila fillove të mësosh shkronjat e arta të gjuhës së bukur shqipe,mësove të shkruash fjalët e ëmbla nënë,mësuese,liri,por na fal Aulonë që nuk mundëm të bëjmë atë që ti motra jote e shumë femijë të qëndrojnë këtu e të perfundosh festën e Abetares.Të priftë e mbara .Do na mungosh …”, shkroi drejtoresha Meli Meha.

Kujtojmë se numri i ikjeve të qytetarëve nga vendi janë rritur.

Dy ditë më parë Mitropol raportoi edhe për largimin e mitrovicasit, Burim Halili, i biri i dëshmorit, Bujar Halili, i cili u largua nga Kosova.

Koha