
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, ku një grua dyshohet se është dhunuar seksualisht, raporton Mitropol.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është dërguar për ekzaminime ligjore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.







