Medi
02LAJME

Vushtrriasi ia sheh sherrin rrjeteve sociale, Policia ia bastis shtëpinë për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Dega Vushtrri dhe me urdhër të Gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi në rrugën ‘Jeton Terstena’ në Vushtrri, raporton Mitropol.

Rastin e ka konfirmuar Policia përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se kontrolli erdhi nën dyshimet për posedim të armëve ilegale dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë dhe shtatë fishekë.

Active

Sipas njoftimit, një person i dyshuar kishte publikuar në rrjete sociale një video ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

“ Pas një video incizimi në rrjete sociale se një i dyshuar mashkull kosovar shihet duke shtënë me armë, njësia policore kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të shtëpisë së të dyshuarit ku ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe shtatë fishekë”, thuhet në raport.

Sipas informacioneve i dyshuari nuk gjendet në Kosovë.

Weelnes