
Një lokal është përfshirë nga zjarri mbrëmë në fshatin Dren të Leposaviqit, raporton Mitropol.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se rastin e ka denoncuar pronari i lokalit, i cili ka thënë se flakët janë vënë nga persona të panjohur.
“ Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë dhënë zjarrin lokalit të tij. Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.







