
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka qenë i ftuar në një nga emisionet e RTV Dukagjinit, ku edhe ka folur për Kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Sipas tij, për dy vite sa ka qenë deri më tani në pushtet, Kryeministri Kurti e ka udhëhequr vendin pa asnjë skandal dhe pa asnjë defekt, transmeton Mitropol.
Pyetur për raportin e tij me kryeministrin, Bajqinovci ka thënë se Kurti i ka raportet e afërta me të gjithë deputetët.
“Është i vetmi që nuk ka asgjë në trashëgimin e tij, është pa shtëpi, krejt çka bën i bën për popullin dhe shtetin e Kosovës..Lum Kosova që e ka”, tha deputeti.
Sipas deputetit Bajqinovci, kryeministri Kurti do ta qoj Kosovën shumë përpara dhe hapat e parë janë këto dy vite./Mitropol/








