Medi
02LAJME

Therret me thikë qytetari nga Skenderaji, ky ishte motivi

Si pasojë e konflikteve dhe  mosmarrëveshjeve mes personave, shpeshherë situata eskalon dhe përfundon me lëndime fizike e ndonjëherë edhe me fatalitet.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Skenderaj, ku si shkas i një zënke mes dy personave pas një mosmarrëveshje që dyshohet se lindi për shkak të parkimit të veturës në hapësirën e pompës së derivateve, një prej tyre është plagosur me thikë, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Si pasojë e plagëve të marra, viktima është duke marrë trajtim mjekësorë në QKUK në Prishtinë.

I dyshuari për kryerjen e aktit është arrestuar dhe të njëjtit i është konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, dhe rasti po vazhdon të hetohet./Mitropol/

Active 1