Medi
02LAJME

E rëndë: Gjendet pa shenja jetë një i ri në Mitrovicë të Veriut, dyshohet është shtetas sirian

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të Veriut, ku një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të stacionit të trenit.
Sinjali raporton se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku që doli në vendin e ngjarjes, teksa ka qenë i pamundur identifikimi i tij, për shkak se nuk posedonte dokumente identifikuese.
Dyshimet e para janë që viktima është shtetas nga Siria dhe i takon moshës rreth 20-25-vjeç.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.
Active 1