
Mitropol gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, saktëisht te rrethrrotullimi në Vushtrri.
Lexuesit e Mitropol kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku kanë bërë me dije se në aksident janë përfshirë tri vetura.
Ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spital.
“Rr. Nacionale Mitrovicë-Prishtinë, Vushtrri 14.03.203-14:40.Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë tri automjete me targa vendore dhe me drejtues dy meshkuj dhe një femër kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe dy pasagjerë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.







