Medi
02LAJME

Lajm i mirë: Fillon rregullimi i shtëpisë së mitrovicasit në nevojë, Luan Miftari

Ditë më parë “Mitropol” raportoi për gjendjen dhe kushtet e vështira të jetës së mitrovicasit Luan Miftarit dhe për thirrjen që u bë nga lagjja për t’i dalë në ndihmë atij.

Pas shkrimeve për Miftarin, atë e ka vizituar deputetja boshnjake e Kuvendit, Duda Balje e cila i dhuroi Miftarit një karrocë si dhe i premtoi se do ta ndihmojnë edhe më tutje.

Premium Store

Siç bën të ditur politikani nga Lagjja e Boshnjakëve, Florent Azemi, gjatë ditës së sotme ka filluar sanimi i shtëpisë së Luan Miftarit.

Fillimisht u rregullua rrjeti i gypave të ujit, materialin për të cilin e dhuroi biznesmeni, Reshat Dedia, ndërkaq meremetimin e tërësishëm të shtëpisë po e realizon deputetja, Duda Balje, gjë për të cilën nuk shfaqën interesim as deputetët e Mitrovicës e as asnjë deputet shqiptar i Kuvendit të Kosovës./Mitropol/

Dukato 1