Premium Store
LAJME

Përfundon takimi Kurti- Vuçiq në Ohër

Ka përfunduar takimi trelateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian.

Pas takimit, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell pritet të mbajë konferencë për media.

Dukato 1

Komisioni Evropian ka publikuar pamje brenda takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i cili është  zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq dhe ndërmjetësit e BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajcak ka filluar pas orës 15:00.

Para se të fillojë takimi, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, ka takuar veç e veç liderët e të dyja vendeve.

Para takimeve, Borell tha se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë kthyer kah Ohri.

 

Active