Medi
02IN MEMORIAM

Mulla Milazim Jashari, jeta dhe historiku i hoxhës së dashur të mitrovicasve, imamit të xhamisë së Ibrit

Milazim ef. Jashari ka lindur në vitin 1939 në fshatin Vinarc të Mitrovicës. Ai ka vdekur afër dy vite më parë, në moshën 80-vjeçare.

Mulla Milazimi ka shërbyer si imam në xhaminë e Ibrit në Mitrovicë, si imami i fundit i asaj xhamie për 25 vjet.

Aurora Group

Nga viti 1975 deri në vitin 1999, kur xhamia u shkatërrua dhe u dogj me themel nga forcat serbe, ai shërbente si imam aty. Ai sa ishte gjallë thoshte se nuk ka humbur shpresat se xhamia do të ndërtohet një ditë, shkruan Mitropol

“I lutem Allahut sa herë që gjërat të vijnë në vendin e vet. Sa herë kalojë këndej mërzitem se nuk e shoh xhaminë. Me bo me vdek, vdes me sy qel”, kishte thënë hoxhë Milazimi, kur serbët kishin filluar ndërtimet për sheshin “Car Llazar” e xhamia nuk ishte askund fare.

Mulla Milazimi shquhej për dijen e thellë fetare, si edukues i brezave të shumtë të hoxhallarëve. Ai ka qenë njohës i disa gjuhëve të lindjes si arabishtja, turqishtja, persishtja, e ka zotëruar edhe leximin në osmanisht. Ai ka qenë nxënës i imamit të shquar, dijetarit Mustafa ef. Fazliu nga fshati Vidishiq./Mitropol/

Pellini