Djemtë e Mitrovicës marrin përsipër revovimin e shtëpisë, ushqimin dhe shërimin e Luan Miftarit

Një mitrovicas me emrin Luan Miftari ka kohë të gjatë që jeton në gjendje të vështirë shëndetësore dhe ekonomike, shkruan “Mitropol”.
Pas raportimit të rastit të tij nga “Mitropol” dhe mediet e tjera Miftari u vizitua nga shumë persona, duke përfshirë edhe deputetja Duda Balje dhe disa biznesmenë të cilët menjëherë filluan ta ndihmojnë nevojtarin mitrovicas.
Atij tash në ndihmë për renovimin e shtëpisë, furnizimin me ushqime dhe kujdesin shëndetësor janë zotuar t’i dalin edhe djemtë e Mitrovicës, pas ndihmave që pranoi nga biznesmenët e tjerë dhe deputetja Duda Balje.
Miftari kishte kohë të gjatë që jetonte me vuajtje, por si duket vuajtjet e tij do marrin fund shumë shpejt pasi shumë njerëz të vullnetit të mirë kanë vendosur ta ndihmojnë atë bashkarisht./Mitropol/







