Aurora Group
LAJME

Mitrovicasi, Adnan Dibrani i shpëtoi jetën foshnjës që po mbytej në lumin Moraça në Podgoricë

 

Ditën e djeshme një grua ka humbur jetën, pasi u mbyt në lumin Moraça të Podgoricës, ndërsa foshnja e saj është nxjerrë e gjallë nga aty dhe është transferuar në spital.

Premium Store

Shpëtimin e foshnjës nga lumi e bëri, mitrovicasi nga Koshtova i cili tashmë është deputet në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, shkruan Mitropol.

Ai në intervistë për gazetën “Pobjeda” ka thënë se nuk besonte se do t’ia dilte.

“Po e kaloja urën dhe shikova drejt ujit kur pashë një grua dhe një fëmijë që notonin në lumë. Disa djem të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorën foshnjën nga uji. Ndërsa të tjerë thirrën një ambulancë. Vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë foshnjën, e cila nuk kishte shënja jete. Meqenëse kam një fëmijë të vogël në shtëpi, e dija çfarë të bëja në situatë të tillë”, tha Dibrani.

“E mora foshnjën prej tyre dhe u përpoqa të bëja atë që di, sa më mirë që mundem, e shtrëngova foshnjën, dhe ia nxora ujin nga mushkëritë. Kur e dëgjova të qartën e tij, nxitova te urgjenca dhe ia dorëzova foshnjën”, thotë Dibrani.

Tutje tregoi se foshnja kishte qenë në lumë për disa minuta.

“Vetëm shpresoja që fëmija të fillonte të merrte frymë. Dhe kur dëgjova britmën e tij, më dha energji shtesë për t’ia dalë mbanë që ta shpëtoj”, tha Dibrani. “Do të përqafoj fëmijët e mi, dhe në mendjen time shpresoj që foshnja së shpejti të jetë sërish e shëndetshme me prindërit e tij”, u shpreh ai./Mitropol/

Active