
Sot Shoqata “Bereqeti” dega në Vushtrri nga shoqata ”Hasene” ka pranuar 50 pako ushqimore dhe higjienike, të cilat ua kemi shpërndarë familjeve në nevojë. Gjithashtu edhe dy familjeve kjo shoqata ua ka dhuruar edhe nga 50€. Bashkë me ne për t’i shpërndarë këto pajo përveç përfaqësuesve të shoqatës ”Hasene” ishte edhe koordinatori i ”Bereqetit” në Vushtrri hoxhë Sadik ef. Hasani.
Aktivitetet tona do të ishin të pamundura pa donatorët të cilëve u jemi mirënjohës për kontributin e tyre në lehtësimin e gjendjes sociale të familjeve në nevojë.
Të gjithë ata që duan të bashkohen me ne që tu dalin në ndihmë familjeve në nevojë mund të drejtohen në zyrat tona ose të kontaktojnë në numrat e telefonit 044701072 dhe 044189539.







