Active 2
02LAJME

Fillimi i punimeve në rrugën “Lah Nimani” në qendër të qytetit shënohet me ceremoni solemne

Nesër me datën 23 mars 2023, fillon ndërtimi i rrugës “Lah Nimani”, njërës prej rrugëve kryesore dhe strategjike të qytetit hapja e të cilit është ndër projektet e vlerësuara me prioritet në vitin 2023 nga Komuna e Mitrovicës, transmeton “Mitropol”.

Komuna ka lutur qytetarët që nga nesër të largohen makinat nga rruga sepse makineritë e rënda të cilat do të fillojnë punimet, mund të shkaktojnë dëme.

Active

Gjithashtu, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, do të njoftoj Policinë e Kosovës për fillimin e punimeve në këtë rrugë.

Komuna ka ftuar banorët të marrin pjesë në ceremoninë solemne, të organizuar nga Kryetari i Komunës z. Bedri Hamza, për fillimin e punimeve në rrugën “Lah Nimani”.

Ceremonia do të mbahet në ora 11:00, në mes të ndërtesave në rrugën “Lah Nimani”, afër Shkollës Fillore “Eqrem Çabej”.

Active 1