Medi
KOSOVËLAJME

Bekim Jashari uron mirëseardhjen e Ramazanit: Zoti e ndihmoftë kombin, shtetin dhe të gjithë neve në arritjen e amanetit të të parëve tonë!

 

Duke qenë se dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit fillon ditën e nesërme, e enjte 23 mars, shumë persona kanë zgjedhur që besimtarëve myslimanë tu urojnë mirëseardhjen e këtij muaji.

Weelnes

Një ndër ta është edhe Bekim jashari i cili shkruan se u uron nga zemra agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë bashkëkombasve të besimit islam.

“Zoti e ndihmoftë kombin, shtetin dhe të gjithë neve në arritjen e amanetit të të parëve tonë!”, shtoi tutje Jashari.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëkombas të besimit islam, motra e vëllezër,

Nga nesër do të fillojmë muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e mëshirës, faljes e sakrificës, tolerancës, solidaritetit e ndihmës vëllazërore.

Andaj me rastin e fillimit të këtij muaji ju uroj nga zemra agjërim të lehtë e të pranuar!

Uroj që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të mbizotërojë paqja e shëndeti mbi të gjithë!

Zoti e ndihmoftë kombin, shtetin dhe të gjithë neve në arritjen e amanetit të të parëve tonë!

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi dëshmorët dhe martirët e Lirisë!

Dukato 1