Dukato 2
KOSOVËLAJME

U ndal për ta respektuar ezanin, Hoxha nga Mitrovica komenton veprimin e Kurtit

Ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti në momentin që u dëgjua ezani, ai ka ndërprerë fjalimin e tij të cilin po e mbante para mediave në Dragash.

Kjo situatë është komentuar shumë në media, e se si e komenton një gjë të tillë është pyetur edhe hoxha  mitrovicas, Fatmir Latifaj i cili ka qenë i ftuar në një emision në T7.

Medi

Ai është shprehur se nuk e ka parë veprimin mirëpo ndihet mirë që edhe elita politike pa dallim partie e kanë kuptuar se ky popull është besimtar, është mysliman, shkruan Mitropol.

“Respektin edhe nderin që ja bën popullit të vet së pari njeri ja bën vetvetes e pastaj ja bën edhe tjetrit”, tha Latifaj.

Pyetur se sa i sinqertë mund të jetë veprimi i kryeministrit sipas hoxhës, ngase më parë nuk është parë në aktivitete fetare, ai tha:

“E lus Zotin e madh për të gjithë njerëzit tanë qofshin me pozitë apo pa pozitë, qofshin me statuse apo pa statuse që së pari të jenë mirë me shëndet edhe të njëjtën kohë e lus Zotin që të gjithve të na mbështet dhe ti kryejm detyrat tona për të cilat na ka ngarku Zoti”.

Tutje ai shtoi se sa i përket privatësisë, besimit tënd i bënë nderë duke e respektuar me praktikën e tij./Mitropol/

Active