Aurora Group
02LAJME

Në natën e Ramazanit dje u ndihmuan 20 familje në Mitrovicë, organizatorët marrin mesazhe prekëse

20 familje mitrovicase janë ndihmuar dje, një pjesë me gjëra ushqimore ndërsa pjesa tjetër me të holla me rastin e natës së Ramazanit, shkruan “Mitropol”.

Kështu ka bërë të ditur aktivisti Besnik Hoti nga Iniciativa Zgjatma Dorën.

Medi

Ai mes tjerash ka ndarë edhe një mesazh prekës ku një nga përfituesit lutet që Zoti ia shpaguan ‘shlirimin’ që i bënë në këtë natë të shenjtë.

Postimi i plotë:

Postimi i plotë:

Në këtë natë të shenjtë Ramazanit ndihmuam 20 familje në qytetin e Mitrovicës.

Fal angazhimit tonë vullnetar dhe ndihmës së bamirësve, sot ndihmuam 10 familje me nga 100€uro, dhe 10 familje me pako ushqimore dhe higjienike.

Kjo ndihmë do të ishte e pamundur pa bamirësit tanë nga vendi e diaspora, kontribut ky që u doli në ndihmë familjeve me jetim, familjeve të vërshuara dhe familjeve me antar me sëmundjen e kancerit.

Falemnderojmë donatorët:

” M.H 550€uro, E.K 500€uro, B.N 100€uro, B.F 100€uro, A.J 50€uro, E.M 40€uro, A.M 40€uro, B.H 10€uro. ”

Aktiviteti ynë në ndihmë familjeve në nevojë vazhdon përgjatë gjithë muajit Ramazan, andaj ju bëjmë apel gjithë qytetarëve që t’i bashkangjiten kampanjës sonë humanitare.

Për ndihmën tuaj na kontaktoni në faqen tonë Zgjatma Dorën dhe nr.kontakti 049-132-112.

Active