E dhimbshme: Qytetarja e fotografon nevojtaren duke kërkuar ushqim në shportë: Çdo ditë vijnë këty lypin, zemra të dhemb

Gjendja sociale e qytetit të Mitrovicës është si mos më keq. Edhe statistikisht, Mitrovica është qyteti më i varfër në Kosovë, shkruan Mitropol.
Në listën e përfituesve të ndihmave sociale nga shteti, Mitrovica renditet e para. Kjo gjendje bën që qytetarët e varfër të dalin që ushqimin e gojës ta kërkojnë edhe në shporta të mbeturinave.
Një qytetare ka fotografuar një rast të tillë ku shihet një grua në nevojë e cila po e hallakaste shportën e mbeturinave për të gjetur ca ushqim, tek banesat pas restaurantit Va Piano.
“Çdo ditë vijnë këty lypin, zemra të dhemb”, thotë e pikëlluar qytetarja që dërgoi fotografitë.
Kjo gjendje e varfërisë buron nga mungesa e kujdesit social të shtetit dhe nga mungesa e krijimit të vendeve të reja të punës për qytetarët mitrovicas./Mitropol/








