Dukato 2
02LAJME

KEDS zë 500 persona duke vjedhur rrymën për vetëm tri javë të marsit

500 persona janë zënë duke vjedhur rrymën vetëm gjatë muajit mars në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), e cila përmes një njoftimi ka thënë se gjatë vetëm tri javëve të këtij muaji, janë bërë 6124 kontrolle, ku 500 prej tyre janë nxënë në flagrancë.

Active

“Përgjatë tri javëve të këtij muaji në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 6124 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre mbi 500 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

“Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, tha KEDS-i./arbresh.info

Active