
Mitrovica si djep i artit, muzikës dhe kulturës shumë shpejt do të bëhet me një objekt të ri e fort modern të fushës së muzikës.
Është fjala pët objektin e shkollës së muzikës “Tefta Tashko” i cili pritet të ndërtohet gjatë këtij viti, shkruan “Mitropol”.
Ky objekt me arkitekturë unike dhe moderne do ndërtohet në të njejtin vend ku ndodhej objekti i vjetër i kësaj shkolle i cili u rrënua gjatë vitit të kaluar, veprim i cili nuk kaloi pa kritika nga akterë të ndryshëm të shoqërisë civile.
Në pamjen ajrore objekti do ketë formën e pianos, duke e bërë atë një nga bukuritë e rralla të arkitekturës mitrovicase./Mitropol/








