
Tash e disa ditë regjisorja e suksesshme nga Mitrovica Prof.Dr. Marigona Bekteshi Ferati është duke luftuar kundër Këshillit Drejtues të Teatrit “Muharrem Qena” dhe të gjithë atyre që kanë bërë shkelje ligjore dhe shkelje te procedurave.
Një gjë e tillë sipas regjisores Ferati, ka ndodhur në Takimin e Këshillit Drejtues të Teatrit, ku ka pasur shkelje të procedurave dhe sipas Procesit Verbal te siguruar, Kryetarja e Këshillit Drejtues te Teatrit e ka nxjerr nga telefoni (gjë kjo e jashtéligjeshme) sinopsisin e Drames 3 Dimrat te Autores me prejardhje serbe Tena Štivičić.

Shfaqja e cila eshte refuzuar është e autores Shqiptare Albana Muja dhe në regji të Marigona Bekteshi Ferati e cila titullohet “Ajo” dhe ne vete trajton Dhunen ndaj gruas në familje, temë kjo sipas regjisores Ferati, shume aktuale, e rëndesishme dhe me se e nevojshme.

“Procesi i perzgjedhjes se veprave, me prejardhje serbe duhet te anulohet menjeher, sepse po flasim per nje skandal! Te respektohen te gjitha procedurat ligjore per perzgjedhjen e veprave, ata te cilet kane tendenca per te kapur teatrin dhe ta shfrytezojne per perfitime materiale dhe per prishje te imazhit te teatrit,ju bej apel te shkoni ne shtepi. Mitrovica ka mjaftushem artisa meritor dhe me shume se qyteti i Mitrovices, as nje teater nga Kosova nuk ka pasur prezantime nderkombetare sa i perket fushes se teatrit”.
”Shfaqja e cila eshte refuzuar, eshte bere me qellim qe kjo shfaqje te mos prezantohet ne arenen nderkombetare, ne dy festivale ne te cilat tashme jane siguruar edhe ftesat, por suksesi i dikujt gjithmon e ka penguar dike, andaj dhe Kosova eshte ne nje gjendje ne te cilen eshte”, ka thënë regjisorja Ferati për jepi ze.
Ne si redaksi kemi siguruar proces verbalin dhe karshi ligjit per teatrot publike, ka shkelje te procedurave nga ana e Këshillit Drejtues.


“Keshilli Drejtues gjithashtu i jep vetes te drejt të hape konkursin për dy drejtorët e teatrit, madje diskutojnë deri në detaje per këto dy konkurse. Konkurset nuk i hap Këshilli Drejtues por janë procedura te vecanta me te cilat merret Komuna e Mitrovices dhe Drejtorite Perkatese.









