Aurora Group
KOSOVËLAJME

Vasfije Krasniqi-Goodman fton qytetarët t’i bashkangjiten protestës në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

 

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi – Goodman, ka bërë thirrje që në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së qytetarët t’i bashkohen protestës më 2 prill.

Active

Krasniqi-Goodman tha se personat që kryen krime gjatë luftës në Kosovë po enden të lirë, ndërsa të vetmit që po gjykohen në Hagë janë ish-krerët e UÇK-së, transmeton Mitropol.

“Është tejet e rëndësishme që të gjithë, pa përjashtim, si shoqëri dhe si shtet, të bëhemi bashkë dhe të dalim në Marshin për Drejtësi në mbështetje të çlirimtarëve tanë”, tha Krasniqi-Goodman.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999./Mitropol/

Koha