Medi
KOSOVËLAJME

Ministria e Drejtësisë konfirmon raportimin e “Mitropol” për zjarrin në IML

Pak më parë “Mitropol” raportoi se në Institutin e Mjekësisë Ligjore kishte rënë zjarr.

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar raportimin e “Mitropol” se sonte në orët e mbrëmjes janë njoftuar se në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka rënë zjarr.

Medi

“Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit” thuhet në njoftimin e MD-së.

Ky është njoftimi i plotë:

Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu.

Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Koha