Medi
02LAJME

“Mall of Mitrovica” dhe “Lux Mall” vendosën banerin për Ramazan, e ai dëmtoi shtyllën e ndriçimit, intervenojnë zjarrëfikësit

Qendrat tregtare “Mall Of Mitrovica” dhe “Lux Mall” vendosën në shesh dy banerë që uronin muajin e shenjtë të Ramazanit, njofton “Mitropol”.

Por, jo gjithçka mbeti me urim, pasi këta banerë dëmtuan një nga shtyllat e ndriçimit publik në të cilat u lidhën në shesh.

Active

Pas dëmtimit të shtyllës në sheshin e qytetit pak minuta më parë u futën zjarrëfikësit të cilët u detyruan të intervenojnë për rregullimin e shtyllës.

Duket se ky veprim ishte i pamenduar mirë nga këto qendra tregtare, duke shkaktuar më shumë dëm se dobi./Mitropol/

Active