Kryetari Hamza, nënkryetari Tahiri dhe zyrtarët komunal e partiak paralajmëron pjesëmarrjen në marshin e 2 prillit

Më 2 prill, një ditë para seancës së gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, qytetarët e Kosovës në Prishtinë dhe shqiptarët e diasporës në Hagë do të marshojnë në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Mitropol.
“Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë” është thirrja e marshimit, së cilës do t’i bashkangjiten personalitete të ndryshme, përfshirë edhe krerët komunal të Mitrovicës si Bedri Hamza, Arian Tahiri dhe disa zyrtarë të tjerë komunal e partiakë.
“Për ata që marshuan drejt lirisë”, shkroi nënkryetari Tahiri.
Ish krerët e UÇK-së qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020./Mitropol/








