Medi
02LAJME

Arrestohet i dyshuari i tretë i grupit që u kapën me mbi 4 kg marihuanë në Veri, po e transportonin drogën në Serbi

Më 25 mars ishte raportuar për një aksion të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Policisë Kufitare, i zhvilluar në fshatin Joshanicë të Leposaviçit, ku rezultoi me sekuestrimim e 4 kilogramë drogë dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për shitblerje të drogës. Vetëm tri ditë pas aksionit, Policia ka arritur ta kap edhe të dyshuarin e tretë me inicialet I.R.

Policia ka njoftuar për kapjen e të dyshuarit të tretë i cili është dërguar në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Dukato 1

“Antidroga e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës pas hetimeve të kryera arreston edhe një person tjetër lidhur me rastin e datës 24.03.2023, ku ishin konfiskuar mbi 4 kg marihuanë. Sot më datë 27.03.2023 njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri pas hetimeve të bëra për rastin e datës 24.03.2023 ku është konfiskuar një sasi e drogës, kanë arrit të identifikojnë dhe lokalizojnë edhe një të dyshuar tjetër me iniciale (I. R.)”, thuhet në njoftim.

Ndërsa shtojnë se si prova materiale Policia nga i dyshuari ka sekuestruar një automjet dhe një telefon, përderisa njësia e antidrogës së Mitrovicës veri janë duke kryer hetime relevante për rastin.

Burime të Sinjalit kishin njoftuar se dy të arrestuarit janë Nikola Jevtic dhe Milos Mijailovic, të cilët u ndaluan teksa po lëviznin me veturat e tyre me qëllimin që ta dërgojnë drogën në Serbi.

Në veturën që drejtohej nga i dyshuari Milos, janë gjetur dhe konfiskuar mbi 4 kg lëndë narkotike, marihuanë, të ndara në katër paketime.

Kurse i dyshuarit tjetër, Nikola, ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e drogës.

Droga, dy veturat si dhe disa telefona janë konfiskuar si dëshmi nga ana e Policisë, kurse të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të aksionit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve nën dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Active