Medi
KOSOVËLAJME

Drejtori i ri i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s konfirmon mbështetjen për organizatat e sigurisë në Kosovë

Sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimin të detyrës së drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), me ç’rast gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein ka marrë detyrën e drejtorit të NALT nga gjeneral brigade Joachim Hoppe, shkruan Mitropol.

Në këtë ceremoni ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.ministri Shemsi Syla, zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe NALT, Shefja e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe si dhe të ftuar të tjerë.

Medi

Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri Kurti tha se Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, na mundëson të ruajmë sigurinë tonë aktuale dhe të sigurojmë një të ardhme drejt Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit në NATO.

“Mbështetja nga NALT dhe në veçanti nga Gjenerali Hoppe…ishte vendimtare për përmirësimin efektiv të mbikëqyrjes demokratike civile të Forcës”, shtoi Kurti.

Tutje ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj tha se kontributi i Gjeneralit Hoppe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK është dëshmi e lidershipit, ekspertizës dhe përkushtimit të tij ndaj vlerave dhe parimeve të NATO-s.

Ndërsa gjeneral brigade Joachim Hoppe tha se ka qenë një nder i madh të përfaqësojë NATO-n këtu në Kosovë. Ai u dekorua me medaljen për “Shërbim të shquar”, medaljen për “Shërbim vetëmohues” dhe me medalje të NATO-s.

Që nga gushti i vitit 2016, misioni i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s është që të mbështesë zhvillimin e mëtejmë të organizatave të sigurisë në Kosovë, sipas mandatit të tyre origjinal./Mitropol/

Koha