
Sot është nënshkruar një marrëveshje për impiantin e ujërave të zeza. Kjo marrëveshje do të përfshijë qytetin e Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë.
Projekti do të ndikojë në ruajtjen e ambientit pasi që do të bëhet zgjerimi i rrjetit të kanalizimit dhe këto ujëra nuk do të derdhen më në lumenj, shkruan Mitropol.
Vlera e këtij projekti pritet të jetë 40 milionë euro./Mitropol/







